Caktohet data kur do të mbahet seanca fillestare për rastin ‘Syri i Popullit’

Caktohet data kur do të mbahet seanca fillestare për rastin ‘Syri i Popullit’

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka caktuar datën kur do të mbahet seanca fillestare lidhur me të akuzuarit si pjesëtarë të “Syrit të Popullit”.

Avokatja e Murat Jasharit, Fehmije Gashi-Bytyqi ka thënë për Kallxo.com se seanca është caktuar më 29 mars.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka akuzuar grupin “syri i popullit”, për terrorizërm dhe hakmarrje.

Të akuzuar në këtë rast janë 10 të dyshuar si pjestarë të grupit “Syri i Popullit”. Në mesin e tyre janë Murat Jashari, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topllana, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha.

Insajderi ka raportuar javën e kaluar për mbledhjet të këtij grupi dhe fjalimin që mund ta qojn në burg Murat Jasharin.