
Gjykata Themelore në Pejë pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit F.N.
Masa e paraburgimit është caktuar për shkak se ekziston dyshimi se i pandehuri me veturë në vendkalim për këmbësor ka goditur një person i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
“Me datë 11.05.2019, rreth orës 20:45 min, në Pejë, me dashje ka shkel Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që derisa po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi mbi 70 km/h, në pjesën urbane ku shpejtësia është e kufizuar me shenjën e komunikacionit prej 35 km/h dhe fare pa pasur kujdes për vendkalimin për këmbësor, në pjesën e parë të majtë të veturës godet këmbësorin K.Sh, në anën e djathtë të trupit, duke e hedhur mbi kapakun e motorit dhe xhamin e përparmë të veturës, duke e bartur për 19m, ku për pasojë i dëmtuari ndërron jetë pak kohë pasi e kishin dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.