
Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, ka deklaruar se dënimi për ish-Presidentin e Republikës Serbe në Bosnje, Radovan Karaxhiq, është i vogël dhe se ai është dashur të dënohet me burgim të përjetshëm.
“Unë mendoja se ai do të merrte një dënim më të ashpër, për shkak të gjitha viktimave dhe krimeve të kryera”, ka thënë Del Ponte.
“Shpresoj se Karaxhiq do të ketë më se kohë të mjaftueshme në qelinë e tij, duke menduar për të gjitha krimet e kryera”, citohet nga mediat serbe ajo.
Del Ponte, tani heton shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri, tutje ka thënë se vendimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin dhe kthen një faqe të re në rajon.
Ndërkohë vendimi për dënimin e Radovan Karaxhiq është marrë dje dhe ai u dënua me 40 vjet burgim.
Karaxhiq u arrestua në korrik 2008, kurse u akuzua për gjenocid, përfshirje në gjenocid, likuidime, vrasje, dënime, deportime, akte jonjerëzore dhe krime tjera të bëra ndaj myslimanëve, kroatëve dhe civilëve tjerë joserbë./Insajderi.com