Carla Del Ponte: Kur po e hetoja Ramush Haradinajn, më thirri në telefon Madeleine Albright

Carla Del Ponte: Kur po e hetoja Ramush Haradinajn, më thirri në telefon Madeleine Albright

Ish-Kryeprokurorja e dy gjykatave ndërkombëtare të së drejtës penale të Kombeve të Bashkuara, Carla Del Ponte, në një intervistë për mediumin gjerman “Der Spiegel”, tregoi një rast kur ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright e kishte telefonuar për t’i thënë “ke kujdes” me hetimet ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, përcjell Insajderi.

E pyetur se a i kanë thënë ndonjëherë politikanët amerikanë në mënyrë të qartë që të mos i hetojë kosovarët, ajo u shpreh “Jo, sepse atëherë mund të ankohesha në publik”.

“Por, Madeleine Albright, e cila ishte sekretare e shtetit në atë kohë, më tha në telefon: Carla, ngadalë, ngadalë. Bëj kujdes me ish-udhëheqësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ramush Haradinaj, përndryshe do të ketë trazira në Kosovë”.

Lidhur me kritikat se është përqendruar më shumë te autorët serbë, Del Pomte tha se “sigurisht pasi serbët kryen më shumë krime sesa kroatët ose kosovarët”.

“Është e vërtetë që bashkësia ndërkombëtare, NATO, kishte prova të krimeve të kryera nga serbët, dhe ata na siguruan që, gjë që bëri që gjërat të lëviznin më shpejt. Por, është gjithashtu e vërtetë që SH.B.A. nuk dëshironin që ne të shqyrtonim me kujdes krimet e luftës në Kosovë, për arsye politike. Ne kishim shumë probleme për të hetuar UÇK-në, milicinë kosovare, sepse SH.B.A. na ngadalësoi”, theksoi tutje ajo.

Intervistën e plotë e gjeni në këtë link./Insajderi.com