Ç’bënë Kosova për fëmijët e saj?

Shkruan: Mirishale Limani Hiler

Ç’bënë Kosova për fëmijët e saj?

Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve është miratuar para 30 viteve. Përkundër këtij teksti historik, situata e fëmijëve është akoma alarmante në shumë vende të botës. Jemi të bindur se edhe në Kosovë ka shumë punë sa i përket respektimit të të drejtave humane e në veçanti, të drejtave të fëmijëve.

Në vitin 1989, 196 vende të botës kanë nënshkruan Konventën e aprovuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që është traktati më i ratifikuar i të drejtave të njeriut në histori. Nga atëherë e deri më tani, fëmijët kanë të drejtat e tyre: rritja e shëndetshme dhe e sigurt dhe zhvillimi i potencialit të tyre.

Ç’bënë Kosova për fëmijët e saj në këtë drejtim?

Në shumë vende ekziston varërfëri e skajshme, në disa të tjera kanë shpërthyer konflikte të hapura të luftës e në disa vende të pasura lirisht mund të themi se shumica e fëmijëve kanë kushte të jashtëzakonshme fizike, arsimore dhe mjekësore, thot Philip Jaffé, specialist në Komitetin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.

Sipas shifrave nga Zyra Federale e Statistikave, 103’000 fëmijë ishin të prekur nga varfëria në Zvicër në vitin 2017.

Sa fëmijë të Kosovës jetojnë në farfëri dhe cilët janë hapat konkret që shteti i Kosovës ka vënë në veprim për t’a zbutur varfërinë e fëmijëve të saj.

Shtatë milion fëmijë janë të privuar nga liria e tyre në botë, në institucione të ndryshme, thuhet në një studim të Kombeve të bashkuara.

Fëmijët burgosen gjithashtu në konflikte. Ata janë shpesh në burg sepse nuk kanë njeri për përkujdesjen e tyre.

Vetëm në Irak dhe Siri, rreth 30,000 fëmijë të grupit “Shteti Islamik” janë internuar e që padushim këta fëmijë atje rrezikojnë dhunën dhe përdhunimin.

Kosova, i ka identifikuar fëmijët e saj në “këtë konflikt”? Nëse po, cilat janë aksionet e saj për t’i riatdhesuar ata? Këta fëmijë kërkojnë një trajtim me të kujdesshëm e të veçantë.

Në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të Kosovës, veçanërisht në rritjen e tyre të shëndetshme dhe të sigurt kemi parametra që n’a bëjnë thellësisht të brengosur: sa fëmijë të Kosovës ushqehen dobët, vuajnë nga sëmundje të rënda, jetojnë në kushte jashtzakonisht të vështira në një ambient të ndotur e pa perspektivë. Cila është siguria e tyre objektivisht në një sistem ku të drejtat njerzore shkelen vazhdueshëm, ku atyre jo rrallë “ u mundësohet” edhe hyrje në problemet e drogës apo alkoolit veçmas tek të rinjtë adoleshent, prej 10 deri në moshën 19 vjeçarë.

Për të gjithë fëmijët në botë sipas konventës detyrohemi që të kenë të drejtë në zhvillimin e potencialit të tyre.

A kanë fëmijët e Kosovës mundësinë e zhvillimit të potencialit duke pasur parasysh të gjitha rrethanat në të cilat ndodhen?

Sa është e gatshme struktura familjare kur dihet se pjesa e konsiderushme e prindërve jetojnë me të ardhura të ulta mujore e në shumë raste të tjera edhe pa një punë të sigurtë afagjatë.

Ç’bënë Kosova që të zhvilloj potencialin e fëmijëve të saj?

Një shumicë e prindërve konstatojnë se strukturat arsimore nuk janë të gatshme dhe nuk kanë kushte të duhura në përmbushjen e këtij objektivi. Reformat e bëra pas periudhës së luftës kanë shkaktuar shpeshëher edhe paçartësi tek shumë prindër gjë që nuk rezulton pozitiv as tek fëmijët e tyre.

Sot në përvjetorin e 30 të të Drejtave të fëmijëve, konkretisht çka ka ofruar Kosova për fëmijët e saj? Sa konferenca informative, sa aktivitete janë bërë për dhe me fëmijët që ata të njohin dhe të manifestojnē të drejtat e tyre?

Sidoqoftë, mbetet shumë punë për tu bërë në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve ashtu siq duhet të njihen këto të drejta edhe përmes të drejtave njerzore në përgjithësi në Kosovë.

Të gjithë fëmijëve të Kosovës, nga larg, shumë dashuri dhe fat!