“Çdo deputet që do ta votoj qeverinë e PDK-së nuk do të kishte më vend në LDK”

“Çdo deputet që do ta votoj qeverinë e PDK-së nuk do të kishte më vend në LDK”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se çdo deputet që individualisht do të mbështeste krijimin e qeverisë nga PDK-ja nuk do të kishte më vend në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Një anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili mbështet krijimin e qeverisë me Partinë Demokratike nuk mund të ketë më vend në partinë tonë”, ka thënë ai

Ai ka thënë se rrugët mes individit dhe LDK-së do të ndahen për shkak se një përkrahje për qeverisjen e PDK-së do të zgjaste për katër vite.

“Deputeti i cili mbështet individualisht krijimin e qeverisë me PDK-në nuk mund të ketë më vend në LDK për shkak që ai po e mbështet PDK-në për një mandat katër vjeçar. Kështu që ndahen rrugët”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Ai ka thënë se edhe më herët e ka thënë se preferonte një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje por ai ka shtuar se nuk dihet për mundësit që janë për një koalicion të tillë.