Na ndajnë vetëm 9 ditë nga debutimi i gjeneratës së re të linjës Galaxy S nga Samsung dhe në këtë moment spekulimet që kanë rrethuar këtë pajisje janë të shumta. Sot ne do të komentojnë disa prej spekulimeve më të bujshme në vigjilje të Kongresit Mobil Botëror.
Kamerë 12 Megapiksel
Zakonisht kamerat më të mira janë ato që kanë një numër të lartë pikselash dhe performancë të mirë në dritë të pakët. Por kohët e fundit një trend i ri po shfaqet në këtë kamera, ai i zmadhimit të pikselave në sensorë.
Kjo është ajo që ka nevojë një kamerë telefoni inteligjent për të rritur përformancën në dritë të pakët, rritur cilësinë dhe fushën dinamike.
Sipas @evleaks, Galaxy S7 do të sjell një kamrë 12 megapiksel me hapje f/1.7.
Nuk do të mungojë një variant Edge
Ky nuk është spekulim. Samsung aksidentalisht ka konfirmuar përmes uebfaqes së zhvilluesve se krahas Galaxy S7-tës do të jetë edhe një variant S7 Edge.
Ky detaj tashmë është larguar nga faqja e Samsung por që përdoruesit kanë arritur të shkrepin një foto.
Bateri më të mëdha
Sipas një dokumenti verifikimi të Komisionit Federal Tregtar Amerikan, Galaxy S7 Edge do të sjellë një bateri me kapacitet 3600 mAh. Besohet se varianti Galaxy S7 do të karakterizohet nga një ekran 5.1 inç dhe bateri 3000 mAh ndërsa S7 Edge do të ketë ekran 5.5 inç dhe bateri 3,600 mAh.
Kjo do të ndryshonte drastikisht ku modelet e kaluara, Galaxy S6 dhe S6 Edge, kishin bateri 2550 dhe 2600 mAh respektivisht.
Dy variante proçesorësh
Sipas SamMobile, një nga uebfaqet më të mëdha të fansave të Samsung, gjigandi korean po planifikon të lançojë dy variante të Galaxy S7-tës përcaktuar nga lloji i proçesorit: Modeli amerikan do të fuqizohet nga Snapdragon 820 ndërsa pjesa tjetër e botës do të blejë variantin me Exynos 8.
Në të vërtetë kjo është një praktikë që kompania e ndjek për vite me radhë me përjashtim të 2015-tës e cila tregoi një marrëdhënie të ftohtë mes Qualcomm dhe Samsung.
Po kartat microSD?
Vitin e kaluar pamë Samsung të linte mënjanë kartat microSD dhe baterinë e zëvendësueshme në favor të dizajnin metalik të telefonit.
Këtë vit pritet të rikthehet mbështetja për kartat microSD me kapacitet deri në 200 GB. Sa i përket baterisë, informacionet e zbuluara gjer tani tregojnë se nuk do të ndryshojë asgjë në këtë drejtim. (PCWorld Albanian)