Çekia e Sllovakia e kritikojnë BE-në për shkak të sjelljes ndaj Maqedonisë së Veriut

Çekia e Sllovakia e kritikojnë BE-në për shkak të sjelljes ndaj Maqedonisë së Veriut

“Bashkimi Evropian nuk duhet të lejohet të bëhet një gjykatës kolektiv i interpretimeve historike – për atë që është e drejtë, e gabuar, e vërtetë dhe e rreme në qindra vitet e fundit të historisë së Ballkanit”.

“Do të ishte një largim i madh nga parimet që kanë drejtuar deri më tani procesin e zgjerimit dhe që janë pjesë e qasjes sonë të përmirësuar – transparenca dhe parashikueshmëria,” theksojnë Ministrat e Jashtëm të Çekisë dhe Sllovakisë, Tomash Petriçek dhe Ivan Korçok në një shkrim të përbashkët për Euobserver.

Ata thonë se BE-ja nuk duhet të bëhet gjykatës për çështjet historike. Në veçanti, diplomatët e lartë çekur deklaruan se kërkesa të tilla nuk duhet të lejohen të bëhen pjesë zyrtare e kritereve të pranimit, pasi kjo do ta kthente BE-në në një arbitër të historive kombëtare.

“Prandaj, ne nuk mbështesim asnjë drejtim që do të sanksiononte interpretimin e çështjeve historike. Kërkesa për t’i vendosur një detyrim Maqedonisë së Veriut për të korrigjuar keqinterpretimin e pretenduar të historisë nuk është e pranueshme. Kushtet shtesë do të hapin rrugën për kërkesa të mëtejshme bilaterale në të ardhmen, duke komplikuar potencialisht të gjithë procesin në vitet madje edhe dekadat e ardhshme”, vlerësojnë Petriçek dhe Korçok.

Besojnë se një proces i drejtpërdrejtë dhe i parashikueshëm i zgjerimit është i nevojshëm bazuar në kritere të matshme, në angazhime të qarta dhe në vullnet politik. /Insajderi.com