Çekia, skandal me presidentin Thaçi

Çekia, skandal me presidentin Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të jetë një nga tifozët e shumtë kosovarë në stadium sonte në përkrahje të Kosovës.

Gazeta Olle ka mësuar se kreu i vendit ditë më parë ka kontaktuar autoritetet çeke për të konfirmuar praninë e tij në Çeki për sfidën e sotme.

Megjithatë, kreu i shtetit kosovar hasi në shumë pengesa nga autoritetet çeke për të siguruar mbrojtje dhe siguri nga të.

Çdo vizitë e personaliteteve të huaja duhet të marrë edhe sigurinë e policisë nga vendi mikpritës.

Ndryshe, vetëm pak kohë më parë, presidenti çek, Milosh Zeman, publikisht deklaroi se ai nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Përkundër kësaj deklarate, kujtojmë se Republika Çeke ishte një nga vendet e para që e njohu Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë.

Sfida Çeki-Kosovë luhet nga ora 20:45.