Çeku: Besim Beqaj refuzoi të përgjigjet rreth privatizimit të KEDS-it

Çeku: Besim Beqaj refuzoi të përgjigjet rreth privatizimit të KEDS-it

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, ka thënë se Besim Beqaj ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet rreth privatizimit të KEDS-it, me arsyetimin se është në proces gjyqësor.

“Kjo është faza e dytë e hetimeve të Komisionit. Sot ishte Beqaj e kishte radhën. Beqaj nuk ishte bashkëpunues sa duhet sepse përgjigjet i kishte të përgjithshme dhe jo shumë konkrete sepse pyetjet ishin shumë konkrete”, ka thënë ai Çeku në Interaktiv, transmeton Insajderi.

“Beqaj tha se ekziston një proces gjyqësor që është ngritur kundër tij dhe të tjerëve në lidhje me një segment të privatizimit të KEDS-it”, shtoi Çeku.

Çeku ka kritikuar mosgatishmërinë e tij që të përgjigjet në pyetjet e komisionit, duke hedhur poshtë pretendimet e tij se nuk mund të përgjigjet shkaku i rastit gjyqësor

“Ajo aktakuzë merret vetëm me çështjen hidrocentraleve që ka qenë pjesë e marrëveshjes për privatizimin e KEDS-it. Ndërsa pyetjet e anëtarëve të Komisionit ishin për privatizimin e KEDS-it e jo për hidrocentralit”, ka thënë Çeku.

Shumë shpejt sipas tij do të ketë një opinion ligjor të Kuvendit për refuzimin për t’u përgjigjur./Insajderi.com.