Çeku reagon pas vendimit të Europa Nostra për ta futur Manastirin e Deçanit listën e objekteve kulturore më të rrezikuara

Çeku reagon pas vendimit të Europa Nostra për ta futur Manastirin e Deçanit listën e objekteve kulturore më të rrezikuara

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është shprehur i shqetësuar për lajmin se Europa Nostra ka vendosur që Manastirin e Deçanit ta fusë në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara të Evropës për vitin 2021, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Çeku ka thënë që sipas tij, i vetmi shqetësim, i supozuar lidhur me Manastirin e Deçanit thuhet të jetë një “rrugë e pa ndërtuar për të cilën vetë Europa Nostra konstaton se është arritur marrëveshje mes të gjitha palëve, duke përfshirë klerin ortodoks”.

Çeku më pas është shprehur se institucionet e vendit po e trajtojnë me përkushtim të plotë këtë çështje.

“Jemi duke zhvilluar konsultime të brendshme, si dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë për të përcaktuar hapat e ardhshëm për trajtimin e këtij problemi, të cilët do t’i ndërmarrim në ditët në vijim. Republika e Kosovës është instanca më e lartë e mbrojtjes së aseteve të trashëgimisë kulturore në vend. Ne e mbrojmë trashëgiminë tonë. Trashëgimia jonë është universale. Ajo i takon krejt njerëzimit, i takon brezave të kaluar, të tashëm dhe të ardhshëm”, ka shkruar ai./Insajderi.com