Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj ka dalë me një akuzë të re për kryetarin e tanishëm të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Këtë herë Çelaj ka cituar një biznesmen identitetin e të cilit nuk ka pranuar ta bëjë publik, por e ka bërë publike se çka i ka thënë ai për Shpend Ahmetin.
“Ma ka thënë një biznesmen goxha i madh se kryetari Shpend Ahmeti është mito marrësi me i kushtueshëm që ai ka takuar. Ai më ka thënë se vazhdimisht ka dhënë mito për ndërtime por ajo që më ka kërkuar Shpend Ahmeti është me shtrenjta, ai më ka thënë kështu”, ka thënë Çelaj në InfoBox.
“Mua më kanë thënë disa biznesmen kështu”, ka thënë ai.
Sipas Çelajt, në Komunën e Prishtinës leja për të rinovuar një shtëpi private kushton me 5 mijë euro mito dhe se përpos kësaj forme egzistojnë edhe të tjera forma të korrupsionit.
“Për renovim kushton 5 mijë euro. Dy tre veta më kanë thënë. Për objekte më të larta ka pasur edhe shuma më të mëdha. Ka pasur edhe forma të tjera që dyshojmë se Komuna e Prishtinës ka përdorur duke i detyruar qytetarët që projektin e ndërtimit ose renovimit ta bëjë një kompani e caktuar”, ka thënë Celaj, duke mos paraqitur asnjë fakt për të gjitha këto por duke iu referuar personave që ai ka folur./Insajderi.com
Çelaj: 5 mijë euro mito ka kushtuar rinovimi i shtëpisë në qeverisjen Ahmeti Kandidati për kryetarë nga radhët e PDK-së, Lirak Çelaj në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka rrëfyer se si kryetari aktual, Shpend Ahmeti, pranon mito, madje sipas tij, ai është më i shtrenjti nga mito-marrësit. Madje ai thotë se vetëm për një rinovim të shtëpisë, i është kërkuar qytetarëve deri në 5 mijë euro mito./RTV D/
Posted by RTV Dukagjini on Monday, 28 August 2017