Çelaj nuk merr pjesë në votimin e kryetarit të PDK-së

Çelaj nuk merr pjesë në votimin e kryetarit të PDK-së

Lirak Çelaj, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ka marrë pjesë në votimin për kryetarin e ri të partisë.

Kjo pasi sipas tij kjo konventë është në kohë të gabuar, duke u referuar asaj se “PDK është dashur të vazhdojë me ushtrues detyre”.

“Konsideroj që është bërë në kohën e gabuar. Ne nuk është dashur që ta zëvendësojmë z.Veseli dhe ka pasur zgjedhje, që të zgjidhet një ushtrues detyre, Memli ose kushdo qoftë”, tha ai për T7

Ai shtoi se ka dëshirë që kryetari i ri ta rikthejë PDK-në aty ku ishte.

“Do të dëshiroja që ai të arrin ta ngris partinë ku kemi qenë në vendin e parë. Por nuk po paragjykojë. Shumë njerëz edhe të Konventës dhe Kryesisë më kanë thënë që pajtohen me qëndrimin tim. Jo nuk e di nëse ka delegatë të tjerë që s’do të marrin pjesë në votim.”, ka thënë ai.

Partia Demokratike e Kosovës po e zhvillon konventën e dhjetë në histori të saj.