Çelaj: PDK ka mbetur pa kauzë

Çelaj: PDK ka mbetur pa kauzë

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, ka deklaruar se “PDK ka mbetur pa kauzë”.

Për këtë ai thotë se duhet reformim, duke filluar me shkarkimin e kryesisë të partisë.

“PDK-ja ka mbetur pa kauzë e ka humbur atë, e ka pasur një kauzë të saj dhe unë mendoj se duhet të orientohemi të dalim më qëndrime se për çka angazhohet PDK-ja cilat janë synimet e saj në rrafshin kombëtarë dhe të tjera. Tash si po qeveriset PDK-ja është e uzurpuar nga disa individë, dhe ata përveç që angazhohen për pozitat e tyre nuk angazhohen për diçka më të madhe për çështje të interesit nacional e aq më pak për partinë”, tha Çelaj EO.

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, deklaroi se ideja e tij po mbështetet në partinë që drejtohet nga Enver Hoxhaj.

“E thënë më përgjegjësi që shumica e anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe një pjesë e Kryesisë më të cilët kam kontaktuar janë pro kësaj ideje”, tha ai.

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka siguruar 19 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ky subjekt politik garoi në këto votime pa dy figurat kyqe; Hashim Thaçi e Kadri Veseli të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale për “krime lufte”. /Insajderi.com