Çelaj: PDK po futet në zgjedhje të brendshme partiake në kohën më të gabuar

Çelaj: PDK po futet në zgjedhje të brendshme partiake në kohën më të gabuar

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës,  Lirak Çelaj ka thënë se kjo parti gjeti kohën më të gabuar për të organizuar zgjedhje të brendshme, shkruan Insajderi.

Çelaj thotë se procesi zgjedhor brenda i PDK-së  është shumë i vonuar dhe koha e prezantimit të kandidatëve është shumë e shkurtër.

Ai tha së ky proces është dashur të ndodhë menjëherë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Është koha më e gabuar e mundur për PDK-në për t’i hyrë procesit të brendshëm zgjedhor sepse jemi në prag të zgjedhjeve lokale. Mendoj se është moment i gabuar që ne të merremi me veten në prag të këtij procesi zgjedhor, tha Çelaj në “Debat Plus”

Ai theksoi se shpreson që në garë të ketë më shumë sy dy kandidatë.

“Është dashur të ketë më shumë kohë që kandidatët të prezantojnë platformat e tyre. Zgjedhjet në këtë kohë kaq shpejt janë të gabuara. Është dashur të i jepet më shumë kohë edhe strukturave të partisë për të vlerësuar kandidatët”, tha ndër të tjera Çelaj./Insajderi.com