Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Lirak Çelaj ka prezantuar sot planprogramin për qeverisje, ku theks të veçantë i ka dhënë 8 pikave që janë kyçe sipas tij.
Të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë edhe ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, Uran Ismaili, ministër i shëndetësisë dhe Dhurata Hoxha, ministre e integrimeve evropiane, njofton Klan Kosova.
Sipas Çelajt, komunikacioni në kryeqytet është para kolapsit dhe infarktit, ndërsa ka premtuar edhe ndryshime dhe investime edhe në çerdhe, shkolla, rikonsrtuktimet e teatrit të qytetit e të tjera.