Dje Policia e Kosovës doli në konferencë për media për të treguar se operacioni “Çelësi” ka rezultuar me sukses duke i zbuluar fiks 135 kilogram marihuanë të cilat ishin paketuar në dyer e që planifikoheshin të dërgoheshin në vendet e BE-së për tu shitur.
Policia e Kosovës që ka hapur një kanal në Youtube ka vendosur që të publikojë pamje nga ky aksion.
Në video shihet sesi trafikantët e marihuanës kishin vendosur sasi të konsiderueshme të marihuanës në dyert të cilat tashmë ishin paketuar për eksport.
Kapiteni i këtij operacioni , Reshat Murseli, ka treguar se pas informacioneve të marra me qëllim të personave të dyshuar me datën 11 shtator, rreth orës 11 kanë zbatuar operacionin më saktësisht në rrugën Gjilan- Ferizaj.
“Drejtoria e Trafikimit me narkotikë, ka arritur që përmes bashkëpunim me qytetar të konfiskoj 135 kg marihuanë, ku disa persona të dyshuar në një kamion me mobile janë munduar që të trafikojnë substanca narkotike të llojit marihuanë”, ka thënë Murseli.
“Janë konfiskuar 40 dyer të cilat kanë qenë të mbushura me mairhuanë. Ndërsa më vonë është arrestuar një person V.Z nga rajoni i Gjilanit dhe rreth orës 15 janë arrestuar edhe tre persona tjerë”, ka treguar Murseli për zhvillimin e operacionit.
.