Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve bëhet javën e ardhshme

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve bëhet javën e ardhshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në një konferencë për medie ka shpjeguar se pas afro katër ditëve do të mund që të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

“24 orë i kanë kandidatët, apo partitë, kush konsideron që diçka nuk është në rregull. Mandej PZAP i ka 72 orë, d.m.th. që i bie katër ditë deri tek certifikimi”, ka thënë ajo.

Daka pret që deri në fund të javës së ardhshme të bëhet certifikimi i rezultateve.

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe partitë e tjera kanë fituar 39 ulëse, Lëvizja Vetëvendosje 32 ulëse, LDK-AKR 29 ulëse dhe Lista Serbe 9 ulëse. /Insajderi.com