Certifikohen 82 policë për tu bërë pjesë e Njësisë Speciale

Certifikohen 82 policë për tu bërë pjesë e Njësisë Speciale

82 zyrtarë policorë janë certifikuar të premten, pas një trajnimi 10 javorë, për tu bërë pjesë e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit dërguar medieve, Policia e Kosovës përfshirë edhe Njësia Speciale Operative është e trajnuar sipas standardeve më larta profesionale, dhe këtë e ka dëshmuar me sukseset e vazhdueshme në menaxhimin e të gjitha situatave operative, incidenteve kritike, në ruajtjen e rendit kushtetues si dhe në luftimin e krimit të organizuar.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj, i cili i përgëzoi zyrtarët e certifikuar, të cilët pasi përfunduan me sukses të gjitha modulet e trajnimit, iu bashkuan Njësisë Speciale Operative si një ndër njësitë elite të Policisë së Kosovës.

Ndër të tjera Qalaj vlerësoi se ky trajnim është realizuar me një përkushtim dhe profesionalizëm mjaft të lartë, të treguar nga të gjithë akterët, si nga instruktorët vendor ashtu edhe nga kandidatët.

“Duhet këtë profesionalizëm ta mbani dhe ta tregoni gjatë realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të juaja karshi qytetarëve dhe vendit”, ka thënë ai.

“Menaxhemnti i PK-së, në vazhdimësi do ti kushtoje rëndësi trajnimeve për zyrtarët policorë të profileve të ndryshme, me qëllim të ngritjes profesionale të punonjësve të saj”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.