Çfarë bisedoi Mustafa me Borrellin?

Çfarë bisedoi Mustafa me Borrellin?

LDK-ja përmes një komunikate për media ka njoftuar se çfarë ka biseduar Isa Mustafa me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Mustafa shtjelloi situatën politike dhe qëndrimet e LDK-së për zhvillimet në vend dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Në komunikatë thuhet se Mustafa e njoftoi Borrell për prioritetet e LDK-së si zhvillimi ekonomik, shteti ligjor, rritja e punësimit, rritja e investimeve të huaja direkte, zhvillimi i arsimit dhe shëndetësisë e të tjera.

Ai u bëri thirrje institucioneve të BE-së që të përshpejtojnë procesin e liberalizimit të vizave që qytetarët e Kosovës ta realizojnë të drejtën e tyre për lëvizje të lirë.