Me çfarë çmimi synonte Komuna e Prishtinës ta shiste “Audi Q7“

Kur fillimisht Komuna e Prishtinës e qiti në shitje veturën Audi Q7, në korrik të vitit 2014, çmimi fillestarë ia kishte caktuar 41 mijë e 810 euro. Por tri vjet pas ajo u shit përgjysmë më lirë, vetëm 22 mijë euro.

Me çfarë çmimi synonte Komuna e Prishtinës ta shiste “Audi Q7“

Vetura zyrtare me të cilën vozitej ish kryetari i Prishtinës Isa Mustafa, por që nuk u përdorë asnjëherë pasi që në pushtet erdhi Shpend Ahmeti, kur kishte dal në për herë të parë në shitje në korrik të vitit 2014, i ishte caktuar çmimi fillestar prej 41 mijë e 810 euro.

Kjo procedurë e shitjes u anulua, pasi nuk kishte pasur asnjë ofertues të interesuar.

Një ditë pas anulimit, Audi Q7 doli përsëri në shitje me të njëjtin çmim, por as kësaj herë Komuna e Prishtinës nuk arriti ta shes.

“Audi Q7”, i blerë për 76 mijë euro në vitin 2011, me motor 4.2 dizel – me tërheqje katërrotëshe dhe vetëm 75 mijë kilometra të kaluara, do mbetjet në garazhin e komunës duke u amortizuar.

Një përpjekje tjetër u bë tek pas tri viteve, në prill dhe maj të këtij viti, fillimisht me çmimin fillestarë prej 31 mijë euro e pastaj 25 mijë.

Por larg këtyre çmimeve të caktuara nga Komuna e Prishtinës, tek sot “Audi Q7” arriti të shitej për vetëm 22 mijë e 500 euro, aq sa u ofruan në ankand.

Kështu përfundoi edhe beteja e Shpend Ahmetit për ta shitur këtë veturë e kishte filluar ende pa u zgjedhur kryetar, me arsyetimin se një kryetari të komunës nuk i duhet një veturë aq luksoze me shpenzime të mëdha.

Tash pronari i ri Audi Q7 është Lulzim Kastrati nga Peja, i cili sipas Nazmi Kryeziu, drejtori i Shtëpisë së Ankandeve pagesat duhet të bëhen brenda tri ditësh pune.

“Të mërkurën është afati për kryerjen e pagesës dhe në momentin, kur kryhet pagesa blerësi mund ta marrë atë çfarë ka blerë në ankand”, ka thënë ai. /Insajderi.com