Çfarë do të bëjë Kuvendi javën e ardhshme për inicimin e Gjykatës kundër Serbisë, tregon Veseli

Çfarë do të bëjë Kuvendi javën e ardhshme për inicimin e Gjykatës kundër Serbisë, tregon Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë ekskluzive për Periskopin, ka treguar se si do të inciohet Tribunali Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë.

Ai ka thënë se javën e ardhshme do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, përkatësisht ditën e hënë, ku për të enjten, do të caktohet seancë për këtë çështje.

Veseli ka thënë se Tribunali për gjenocidin serb do të ndodhë dhe se tashmë kanë nisur hapat e parë përë këtë.

“Që në ditën e hënë unë do ta thërras një mbledhje të kryesisë së Kuvendit në mënyrë që ta kemi ditëne  ejte një seancë të Kuvendit për inicimin e kësaj Gjykatë Ndërkombëtare, ritheksoj edhe një herë, inicimin inicion edhe një herë, Gjykatën Ndërkombëtare për gjenocidin serb të kryer mbi qytetarët e Republikës së Kosovës, mbi shqiptarët”, ka thënë Veseli në intervistën për Periskopin.

“Do të fillojmë fazën e parë, themelimin e një Komisioni shtetëror ku do të jetë përfaqësimi i të gjitha grupeve politike, shoqatat, institucionet relevante, ato të gjyqësisë, edhe të policisë, prokuroria, gjyqësia edhe policia, në mënyrën që të vazhdojmë pas kësaj faze të inicimit, ku do të jenë edhe grupet të cilat do të merren, t’ia lëmë edhe profesionistëve, me çështjet e dokumentimit, marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Do të vazhdojmë fazën e dytë që është shumë e rëndësishme: dokumentimi. Edhe faza e tretë është Tribunali Ndërkombëtar”, ka thënë Veseli në intervistë.