fbpx

Çfarë i kërkoi babai i presidentit Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit?

Çfarë i kërkoi babai i presidentit Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit?

Kryetari i Kuvendit dhe njëherit kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur për vizitën që kishte bërë në shtëpinë e babait të Hashim Thaçit [Haxhi Thaçi] pikërisht në ditën kur presidenti i vendit kishte vizituar Liqenin e Ujmanit.

Veseli në Info Magazine të Klan Kosovës ka mohuar se ka pasë mosmarrëveshje ose fërkime me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Ai po ashtu ka treguar se çfarë u ka kërkuar babai i presidentit, atij dhe Hashim Thaçit.

“Baca Haxhi më ka bërtitë pak se duhet të jemi edhe më të fortë, pak jemi zbutur edhe unë edhe Hashimi por ky ka qenë fërkimi i vetëm”.

“Shumë shpesh shkoj te baca Haxhi. Ai [Haxhi Thaçi] është një njeri tradicional që e kemi pasë përkrahë edhe në momentet më të rënda. Ai ka dëshirë që të jemi më të rreptë – në sytë e tij jemi zbutur pak”.

I pari i Kuvendit dhe PDK-së kur ka folur për transformimin e FSK-së, ka qenë shumë i bindur se Kosova do ta ketë ushtrinë e vet.

“Do të kryhet, tre ligjet janë në procedim në Kuvendin e Kosovës. Do ta kemi Ushtrinë e Kosovës se jem shtet i pavarur dhe sovran – është ushtri e luftës globale kundrejt të keqes”.

“Nuk është ushtri cenuese për askënd. Duhet të ndalen manipulimet e Serbisë dhe presionet ndaj ushtarëve të Ushtrisë së Kosovës nga komuniteti serb, vërtetë kanë presione shumë të mëdha”.