Drejtori i së ashtuquajturës, “Zyre për Kosovën”, Marko Gjuriq dhe ministri i mbrotjes, Aleksandër Vulin, kanë kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojnë siç e kanë quajtur ata “sulm ndaj serbëve në Bernicë të Prishtinës”.
Policia e Kosovës në raportin ditor ka deklaruar se “Dy dëshmitarë meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa ka qenë në oborrin e shkollës, dy të dyshuar meshkuj të panjohur pas konfrontimit në të larguar njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë dal njësitet relevante policore, ku është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.
Gazeta Online Insajderi.com, ka kërkuar nga Policia e Kosovës më shumë detaje në lidhje me këtë rast të pretenduar.
Zyra për informim e Policisë së Kosovës, deklaroi se “nuk ka diçka tjetër që vlen të theksohet pos asaj që njësitet kompetente të rastit janë duke e hetuar rastin”. /Insajderi.com