Çfarë ngjyra e urinës thotë për shëndetin tuaj

Çfarë ngjyra e urinës thotë për shëndetin tuaj

Urina juaj tregon shumë më shumë për shëndetin tuaj se sa ju do të mendonit.

“Shumica e ndryshimeve në ngjyrën e urinës ka të bëjë me nivelin e hidratimit të një personi”, thotë Phillip Pierorazio, asistent profesor i Urologjisë dhe Onkologjisë dhe drejtor i divizionit të kancerit të testikujve, në Institutin Urologjik “James Buchanan Brady”.

Ai thotë se ngjyra e urinës mund të ndryshojë nga personi në person, dhe kjo jep njohuri për shëndetin momental.

“Urina mund të ndryshojë në ngjyrë, nga ngjyra e verdhë e zbehtë deri tek ajo shumë e mbyllët, apo portokall dhe bojëgjaku. Ngjyra e urinës mund të japë disa njohuri të dobishme për shëndetin dhe mirëqenien tuaj,” thotë Pierozio, shkruan Men’s Health.

Më poshtë janë shpjegimet për ngjyrën e urinës dhe çfarë thotë ajo për shëndetin e një personi.

Urinë pa ngjyrë:

Ju mund të doni të keni një urinë të kthjellët, fare pa ngjyrë, mirëpo në të vërtetë urina pa ngjyrë mund të tregojë hidratim të tepërt jo adekuat.

Urina e kthjellët dhe fare pa ngjyrë do të thotë se ju jeni mbi-hidruar. Nëse përmbytni trupin tuaj me ujë, mund të pakësoni elektrolite në organizëm, të cilat çojnë në probleme mjekësore.

Urina me ngjyrë të verdhë:

“Urina tipike është e verdhë, për shkak të pranisë së ‘urochrome’, një molekulë normale lëshuar nga dobësimi i hemoglobinës në gjak”, thotë Pierorazio.

Urina që dallon nga ngjyra e verdhë e çelët, ngjyra e verdhë dhe ngjyra e verdhë e mbyllët, janë në rregull.

Urina me ngjyrë portokalli:

“Shkaku më i zakonshëm i urinës portokalli është dehidrimi, por disa ilaçe, si “fenazopiridina” (piridium) të përshkruara për sëmundje të traktit urinar, gjithashtu mund të bëjnë këtë efekt”, thotë Pierorazio.

Tjetër çfarë mund të ndikojë në urinë të portokallit është konsumimi i tepërt i karotave apo Vitaminës C.

Urina me ngjyrë të kuqe:

Ekzistojnë disa gjëra që mund të ndërrojnë ngjyrën e urinës tuaj në nuancën të kuqe. Pa dyshim, disa medikamente dhe ushqime si rrepa e kuqe dhe manaferrat mund ta shkaktojnë këtë.

Mirëpo ngjyra e kuqe mund të jetë edhe një lajm i sëmundjeve më të rënda; urina e kuqe mund të jetë një shenjë e ushtrimeve të rënda apo aktivitetit të fuqishëm, infeksion i traktit urinar, sëmundje e veshkave dhe rrallëherë kancer i traktit urinar.

Urina me ngjyrë të zezë:

Sipas Pierorazio, urina e zezë është shkaktuar nga një çrregullim i rrallë gjenetik që është i pranishëm nga koha kur keni lindur.

Urina bojë kafe:

Shkaqet e zakonshme mjekësore të urinës me ngjyrë kafe përfshijnë prishjen e hemoglobinës në gjak, mëlçi ose sëmundje gastrointestinale, apo nga dobësimi i muskujve (nga stërvitja intensive).

Nëse hani shumë aloe, fasule fava apo raven, këto ushqime mund të shndërrojnë urinën tuaj në ngjyrë kafe.

Urinë me ngjyrë të gjelbër:

“Përveç që i jap urinës një aromë karakteristike dhe të fortë, asparagusi mund të shkaktojë urinën e gjelbër”, thotë Pierorazio.

Përveç efektit anësor të çuditshëm të ushqimit, barnat e rralla, sëmundjet gjenetike dhe infeksionet e traktit urinar mund të bëjnë ngjyrën e urinës suaj të gjelbër. /Insajderi.com