Çfarë po ndodh me të arrestuarit në ‘Rrugën e Kombit’?

Çfarë po ndodh me të arrestuarit në ‘Rrugën e Kombit’?

Protestuesit e arrestuar për aktet e dhunës në Rrugën e Kombit do të dalin para gjykatës së Tiranës mëngjesin e sotëm për masën e sigurisë. Seanca është njoftuar për në orën 09:00.

Që në orët e para të mëngjesit, forca të shumta policie kanë rrethuar gjykatën e Tiranës për shmangien e çdo incidenti të mundshëm.

Zhvendosja e gjyqit në Gjykatën e Tiranës u për shkak të mungesës së ambienteve të përshtatshme në Gjykatën e Kukësit për zhvillimin e seancës.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtarët e ardhur nga Kukësi ndërsa palë do të jenë dy prokurorë të këtij qyteti, Alketa Nushi dhe Edmond Karriqi si dhe avokatët e 23 protestuesve.

Për 11 persona prokuroria kërkon masa arrest me burg, për pesë të tjerë kërkohet arrest shtëpie dhe për shtatë qytetarë kërkohet masa detyrim paraqitje.

Prova kryesore e prokurorisë së Kukësit për protestuesit janë pamjet filmike dhe dëshmitë e 15 policëve.

Sipas prokurorisë, gjykata duhet të vendosë burg për 11 persona pasi ka rrezik ikje dhe akuzohen për krime të rënda si shkatërrimi i pronës me zjarr dhe goditja e punonjësve të policisë që dënohen deri në shtatë vjet burg./Ora News/

  • Emisionin “Patriotët e Çmendur” te InDoks, shikojeni në këtë LINK