Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Dardan Molliqaj, ka reaguar për bllokimin dhe zbrazjen e xhirollogarive të Telekomit nga përmbaruesi në drejtim të Dardanfon/Z-Mobil. “Grabitje, përvetësim e uzurpim”, e quan gjithë situatën PSD-ja.
Zbrazja e xhirollogarive të Telekomit të Kosovës drejt xhepave të Dardafonit me pronar Blerim Devollin është “grabitje neoliberale”.
Kështu thuhet në një reagim të Partisë Socialdemokrate, për sitautën e fundit ku Dardanfon/Z-mobile, përmes përmbaruesit njëherë ka bllokuar e pastaj zbrazur llogaritë e Telekomit duke lënë mijëra punëtorë pa rroga, njofton Insajderi.
“Para syve tanë xhirollogaritë e Telekomit të Kosovës po zbrazën drejt Dardafonit të Blerim Devollit. Kontrata e Telekomit me z-mobile përbën grabitje të burimeve publike e shkatërrim të ndërmarrjes. Asnjë logjike të kontratës biznesore nuk e ka”, thuhet në reagimin e PSD-së.
. Është thjesht transferim fondesh ku produktet e vales shiten nga z-mobile me çmime nën ato të valës. Transferim fondesh ishte kontrata, me një transferim përfundimtar fondesh po kryhet kjo marrëdhënie.
“Është grabitje, përvetësim e uzurpim”, vazhdon komunikata.
“Për këtë rast skandaloz çdo person i përfshirë duhet dhënë përgjegjësi. Nga zyrtarët publik deri tek përfituesi privat i pasurisë publike. Drejtësia e vërtetë fillon me trajtimin e rasteve si ky”./Insajderi.com