Çfarë po ndodhë në Klinikën Infektive?

Klinika Infektive po mbingarkohet pas rasteve të shumta me COVID-19, por ka dyshime se sistemi oksigjenit nuk po funksionon.

Çfarë po ndodhë në Klinikën Infektive?

Pas vdekjeve të fundit gjithçka po eskalon në Klinikën Infektive, katër vdekje tjera dyshohen që kanë ndodhur në mesnatë të të infektuarëve nga coronavirusi.

Njësi policiore sot kanë rrethuar gjithë Klinikën Infektive, pasi një gjendje e tillë e pandemisë nuk ka ndodhur më parë – të shtunën u raportuan edhe për 178 raste të reja me COVID-19, rekord i zi. Insajderi ka ka kontaktuar me zyrtarë të Policisë së Kosovës të cilët nuk kanë qenë definitiv në përgjigjie të asaj që çfarë po ndodhë.

Në anën tjetër familjarët e viktimave po shprehin dyshime se sistemi oksigjenit ka pasur probleme.

Oksigjeni në QKUK dhe rrjedhimisht Infektivë është i lidhur me sistem të gypave, të cilët janë të vendosur nëpër mure dhe pastaj bëhet lidhja e kabllove që më pas të qarkullojë oksigjeni lirshëm. Pastaj sipas nevoje rritet apo ulet niveli i oksigjenit në mënyrë manuale. Dhe është ky sistem i furnizimit me oksigjen që po ka telashe pasi po ka probleme të kalimit të oksigjenit nëpër gypa, shkruan sot Insajderi.com.

 

 

Sot në ora 13:00 kryeministri i vendit, Avdullah Hoti takohet me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore për të diskutuar masat e mundshme për parandalimin e coronavirusit.

Prej lehtësimit të masave qarkullimi njerëzeve është rritur jashtëzakonisht shumë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar për kujdes; maska dhe distancë sociale. /Insajderi.com/