“Çfarë të heqni taksën duhet me bo 200%” – thotë ky qytetar

“Çfarë të heqni taksën duhet me bo 200%” –  thotë ky qytetar

Taksa nuk duhet të hiqet, duhet të vendoset prej 200% ka thënë njëri prej qytetarëve, kur është pyetur nga Insajderi se a duhet të shfuqizohet taksa ndaj Serbisë, pas kërkesës së SHBA-ve.

Nga minuta 03:14 mund t’a ndiqni deklarimin e këtij qytetari.

“Çfarë të heqni taksën duhet me bo 200%”, ka thënë ai.

Në anën tjetër të njëjtin mendim që taksa nuk duhet të largohet është edhe qytetari tjetër, sipas tij Serbia duhet me ditë që Kosova është shtet.

“Bash po më pëlqen kryeministri që spo e heq le te dinë Serbia që jena shtet pa e njofto Kosovën”, i tha ai Insajderit.

Nuk duhet të jemi gjithmonë servil ishte përgjigja tjetër që mori Insajderi. Sipas këtij qytetari Amerika na vlerëson më shumë nëse jemi të vendosur.

“Taksa nuk duhet të hiqet, nuk duhet të jemi gjithmonë servil se edhe ne kemi një shtet, duhet ta mbrojmë shtetin, jo të jemi servil ndaj çdo gjëje që na servojnë. Unë jam më se i bindur që amerikanët na vlerësojnë shumë më tepër në këtë formë se sa si kemi qenë”, u shpreh ai, përcjell Insajderi.com

VIDEO: