Çfarë thotë Raporti i Progresit për gazin lotësjellës në Kuvend?

Çfarë thotë Raporti i Progresit për gazin lotësjellës në Kuvend?

Komisioni Evropian ka publikuar sot raportet e progresit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Në një artikull të publikuar nga portali European Western Balkans, janë paraqitur të gjeturat kryesore nga Raporti i Progresit për Kosovën.

Kosova ka mbajtur zgjedhje të parakohshme në qershorin e vitit 2017. Një parlament dhe qeveri e re filloi punën në shtator.

Deri më tani, megjithatë, koalicioni i ri qeverisës ka pasur sukses të limituar në avancimin e reformave që lidhen me BE-në dhe ndërtimin e një konsensusi mbi çështjet kyçe strategjike për Kosovën. Fragmentimi dhe polarizimi i vazhdueshëm politik ka ndikuar negativisht në rolin e Kuvendit dhe ka ndikuar në efektivitetin e qeverisë.

“Disa veprime të papranueshme nga një numër i deputetëve gjatë periudhës raportuese, të tilla si përdorimi i gazit lotsjellës, kanë ndërprerë procedurat parlamentare. Megjithatë, ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi në mars të vitit 2018 ishte një përparim i rëndësishëm”, thuhet në raport. /Insajderi.com