fbpx

Cilat ishin arsyet që Kuka e largoi Akilin nga ekipi dhe si u kthye ai si fitimtar?

Cilat ishin arsyet që Kuka e largoi Akilin nga ekipi dhe si u kthye ai si fitimtar?

Në emisionin “Click” të RTV21, i ftuar ishte trajneri i xhudos, Driton Kuka i cili përpos eksperiencave që përjetoi Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova foli edhe për Akil Gjakovën.

Kuka, tregoi se sa i ashpër është me dënimet që ai u shqipton nxënësve të tij, nëse ata nuk përfillin rregullat e dhëna nga ai.

Një dënim mjaft të ashpër e kishte marrë xhudisti, Akil Gjakova pasi që kishte dalur më shpesh se që Driton Kuka e preferon për nxënësit e tij xhudist.

“Vitin e kaluar në 2017, në muajin shtator, jemi nisë për me shku në përgatitje në Romë edhe unë Akilin e kam larguar prej ekipit. Arsyeja ka qenë se Akili kështu me u pa është pak ma simpatik edhe ka dal më shumë se që unë e preferoj për nxënësit e mi”, tha Kuka.

Ky nuk ishte dënimi i vetëm për Akilin pasi që nuk i kishte përfillur rregullat, Driton Kuka nuk e kishte marrë xhudistin as në përgatitjet që i kanë pasur në Izrael.

“Në Grand Prix e Zagrebit, prapë ka pas performancë të jashtëzakonshme, gara e parë e ciklit olimpik, është bërë i pari.”, tha Kuka