Cilat ishin problemet e Duda Baljes me partinë që u largua!?

Cilat ishin problemet e Duda Baljes me partinë që u largua!?

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga koalicioni VAKAT, Duda Balje, gjatë ditës së sotme ka kumtuar largimin e saj nga Partia Demokratike e Boshnjakëve, shkruan Gazeta Insajderi.

Balje përmes një statusi të gjatë në profilin e saj në Facebook ka thënë se është larguar nga partia si pasojë e sulmeve ndaj saj dhe si shkak i mungesës së të transparencës në vendimmarrje e shpenzime të financave.

“Vendimi im është personal, por edhe moral, si një përgjigje që nuk dua të legjitimizojë disa aktivitete që ndërlidhen me punën e partisë (DSB), si dhe me lëvizjet politike dhe interesat, të bëra nga një rreth i ngushtë njerëzish kryesisht për qëllim dhe ambicie personale, duke marrë parasysh komunitetin dhe pasojat e mundshme”, ka shkruar ajo.

Deputetja e Kuvendit ka thënë se shfrytëzimi i partisë për përfitime personale dhe interesa të ngushta personale është e rrezikshme për komunitetin që ajo i takon.

Duda Balje në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i sigurojë 2 mijë e 747 vota./Insajderi.com/