Cilat ishin problemet që kishte me Kurtin – flet Hoti

Cilat ishin problemet që kishte me Kurtin – flet Hoti

Zëvendëskryeministri i shkarkuar, Avdullah Hoti, ka treguar detaje gjatë qeverisjes 50 ditëshe me shefin e tij, Albin Kurti.

Ai ka treguar për debatet dhe mospajtimet që kanë pasur me kryeministrin Albin Kurti gjatë kësaj kohe.

Hoti ka treguar se cili ka qenë problemi që ka pasur me Kurtin.

“Jo, jo në asnjë mënyrë s’kemi pasur probleme. Kemi pasur diskutim, debate. I vetmi mospajtim që kemi pasur është çështja e taksës”, theksoi Hoti në T7.

Edhe një problem tjetër ka treguar Hoti që ka qenë, e të cilin e ka problem Kurti.

“Problemi kryesor që kemi pasur është se Kurti nuk i pranon mendimet ndryshe”, u shpreh Hoti.

Kurti shkarkoi Hotin menjëherë pas kalimit të mocionit ku u rrëzua qeveria e drejtuar nga ai. ​ /Insajderi.com