Cilat janë tri këngët shqip më të shikuara në “Youtube”? Bonbon dhe…

 

Shqiptaret duket se e përdorin shumë platformën “Youtube.com”, këngët shqip në “Youtube” marrin qindra miliona shikime vetëm për pakë kohë.

Madje disa këngë shqip konkurrojnë edhe me hitet globale sa i përket shikimeve në “Youtube”.

Për dallim nga “Youtube”, në “Spotiffy” artistet shqiptar nuk dëgjohen edhe aq shumë.

Këto janë tri këngët shqip më të shikuara në “Youtube”:

  1. Era Istrefi – Bonbon

As vetë Era nuk e kishte menduar se pikërisht kjo këngë do t’i dëgjohej aq shume, kënga ishte publikuar në kanalin e Era Istrefit në muajin dhjetor të vitit 2015, por pas një suksesi të shpejtë, të drejtat e këngës i mori Ultra Music dhe e ri publikoj këngën në kanalin e vet me 7 mars të vitit 2016, dhe tani video e Era Istrefit numëron 699 milionë shikime, për tu bërë video shqip më e shikuar.

Kënga Bonbon i kaloj kufijtë shqiptar, për tu ber hit në shumë vende të botës, gjë që i dha famë ndërkombëtarë Erës.

  1. Silva Gunbardhi ft. Mandi ft. Dafi – Te ka lali shpirt

Ashtu sikur edhe Era, as Sliva nuk e kishte menduar që kënga e saj “Te ka lali shpirt” do të shpërthente aq shumë.

Kënga është publikuar në “Youtube” me 19 janar të 2013-tës, dhe sot numëron 504 milionë shikime.

Ndryshe prej këngës “Bonbon” që u dëgjua në të gjithë botën, kënga “Te ka lali shpirt” pushtoj Ballkanin dhe Turqinë.

  1. Dhurata Dora ft. Soolking – Zemër

Viti 2019 pa dyshim ishte viti i Dhurata Dorës, kënga e saj “Zemër” bëri bujë të madhe, depërtoj edhe jashtë kufijve shqiptar, kënga u dëgjua në Algjeri, falë bashkëpunimit me Soolking, dhe në France e në Gjermani e në shumë vende të tjera të Evropës.

Kënga edhe pse është realizuar këtë vite, ka arritur të kapë 308 milionë shikime, dhe nëse vazhdon me të njëjtin trend të rritjes shumë shpejtë kënga “Zemër” do të bëhet kënga më e shikuar shqip në “Youtube”.