Cilësia e ajrit në Prishtinë sot sipas Ambasadës Amerikane

Cilësia e ajrit në Prishtinë sot sipas Ambasadës Amerikane

Prishtina edhe sot ndodhet në zonën e verdhë sa i përket ndotjes së ajrit në matësinë e cilësisë së ajrit të Ambasadës Amerikane, njofton Insajderi.

Indeksi i ndotjes së ajrit në stacionin e vendosur në Ambasadën Shteteve të Bashkuara të Amerikës është 73 AQI.

AQI  “mesatare” është prej 51 deri 100.

Javë më parë kryeqyteti i Kosovës renditej në listën e 10 vendeve të para në botë për nga ndotja e ajrit, listë kjo në të cilën bënte pjesë edhe Shkupi. /Insajderi.com