Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e quan “grackë të rrezikshme, me pasoja të frikshme”, deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, se në dialogun me Serbinë janë dakorduar që të hapen të gjitha arkivat shtetërore, përfshirë ato për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Në një postim në Facebook, ajo ka akuzuar Bislimin për “veprime të papërgjegjshme”, teksa ka thënë se në këtë mënyrë “keni pranuar atë për të cilën Serbia ka akuzuar Kosovën dhe UÇK-në për vite të tëra”.
“Zv.kryeministri paska deklaruar në Bruksel se Beogradi është pajtuar t’i hapin arkivat, e aty paska thanë edhe diçka për hapjen e arkivave për UÇK-në”.
Bislimi të enjten po ashtu ka deklaruar se gjatë takimeve në Bruksel e kanë evidentuar si problem kyç mosgatishmërinë e palës serbe që të mos i hapë arkivat ushtarake që kanë të bëjnë me divizionin për Kosovën dhe në të njëjtën kohë joseriozitetin e Serbisë kur kërkon gërmime në Kosovë./Insajderi.com