Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka treguar për rastet kur është takuar për herë të parë me zyrtarë të caktuar amerikanë dhe për bisedat që ka pasur me ta, njofton Insajderi.
Ajo me anë të një postimi në Facebook, duke iu uruar fat të mbarë Elliot Engelit, mikut të shqiptarëve që do të largohet nga kongresi amerikan, ka thënë se sa herë është takuar me demokratët apo republikanët, ata kanë pohuar se dinë shumë për Kosovën.
“Teksa përfaqësoja Kosovën në Uashington kam takuar shumë zyrtarë amerikanë, Demokratë dhe Republikanë. Të gjithë më përshëndetnin mua me të njëjtin emocion: Oh, ti je ambasadorja e Kosovës? Ne dimë shumë për shtetin tuaj”, ka vazhduar tutje Çitaku./Insajderi.com