Çitaku ftohet për vizitë në Izrael, diplomatja e parë nga Kosova

Çitaku ftohet për vizitë në Izrael, diplomatja e parë nga Kosova

Ambasadorja e Kosovës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku ka njoftuar se është ftuar si mysafire në Izrael, nga Komuniteti Hebraik Amerikan.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka thënë se derisa është duke u përgatitur për këtë ftesë ka kujtuar edhe mesazhet e Izralet ndaj Kosovës gjatë kohës së luftës, shkruan Gazeta Insajderi.

“Derisa po bëhem gati për të vizituar Izarelin përmes Komunitetit Hebraik Amerikan, si diplomatja e parë nga Kosova jam ftuar si mysafire, nuk mund të mos i kujtoj mesazhet e fuqishme të mbështetjes së Izraelit ndaj Kosovës në orët tona më të errëta”, ka shkruar Çitaku.

Këtij njoftimi Çitaku i ka bashkangjitur fjalimin e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu për Kosovën në vitin 1999. /Insajderi.com