Çitaku: Heshtja e ndërkombëtarëve për Daçiqin dhe Vulinin është shurdhuese

Çitaku: Heshtja e ndërkombëtarëve për Daçiqin dhe Vulinin është shurdhuese

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka komentuar letrën e kryediplomates, Meliza Haradinaj-Stublla, drejtuar ambasadorëve të vendeve të QUINT-it.

Në letrën e Haradianjt kritikohet deklarata e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, të cilit publikisht nuk i pëlqeu fakti se ka serbë që tregojnë për varret e shqiptarëve të vrarë e që gjenden në Serbi.

Këto fjalë të Vuçiqit, Çitaku në një postim në Facebook i konsideron si kërcenim.

“Fillimisht ministri i Jashtëm i Serbisë, publikisht kërcënon serbët që shprehin gatishmëri të shpërndajnë informacione lidhur me lokacionin e varreve masive në Serbi”.

Ambasadorja më tutje ka thënë se “ministri i Mbrojtës së Serbisë përdorë gjuhë denigruese kundrejt shqiptarëve në një komunikatë zyrtare”.

“Më shumë se 1000 shqiptarë aktualisht janë të pagjetur në luftën që përfundoi në vitin ’99. Heshtja e komunitetit ndërkombëtar është shurdhuese”, ka shkruar Çitaku. /Insajderi.com

1st Serbia’s Foreign Minister publicly threatens Serbians who are willing to share info about the locations of mass…

Gepostet von Vlora Citaku am Samstag, 3. Oktober 2020