
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar për mospërfshirjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, në fotografitë e postuara nga Shërbimi për Punë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian për 10 vjetorin e negociatave midis Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Twitter, Çitaku ka kërkuar përgjigje nga BE nëse marrëveshjet të cilat ishin të nënshkruara nga Thaçi nuk janë më të vlefshme.
Duket se e keni harruar se kush ishte Kryeministri i Kosovës që nënshkroi marrëveshjen e Brukselit. Apo ndoshta ju thjesht po përpiqeni të na thoni se marrëveshjet që Thaçi nënshkroi nuk janë më të vlefshme?!”, ka pyetur ajo në postimin e saj në Twitter.
Hi @eu_eeas 👋 Good to see you are keeping track of things.
But somehow you seem to have forgotten who the PM of #Kosovo was that signed the #Brussels agreement 🤔
Or maybe you are just trying to tell us that the agreements that Thaci signed are not valid anymore?! #Revisionism https://t.co/nCW6yuRPtZ
— Vlora Çitaku 😷 (@vloracitaku) March 9, 2021
Shërbimi për Punë të Jashtme dhe Siguri i BE-së ka postuar disa fotografi ndër vite të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.
Aty shihen Edita Tahiri, Isa Mustafa e Avdullah Hoti por nuk është vendosur ndonjë fotografi ku shihet edhe ish-presidenti Hashim Thaçi i cili kishte marrë pjesë aktivisht në bisedime.
Ndryshe dialogu Kosovë-Serbi kishte filluar para 10 vjetëve në Bruksel. /Insajderi.com