Çitaku komenton deklaratën e Kurtit për marrëveshjen e Thaçit me KFOR-n

Çitaku komenton deklaratën e Kurtit për marrëveshjen e Thaçit me KFOR-n

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës se kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, se e ka dërguar në prokurori zotimin e ish-kryeministrit Hashim Thaçit për marrëveshjen me KFOR-in, shkruan Insajderi.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse një zotim i tillë për Kurtin është “tradhti kombëtare”, ai duhet ta dërgojë letrën te sekretari i Përgjithshëm i NATO-së dhe të tërhiqet.

Tutje, ajo ka deklaurar sipas saj “në të kundërtën, kjo është vetëm një lojë pa shije për konsum të brendshëm, por me pasoja për relacionet tona me aleatët”.

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se vazhdon ta konsiderojë marrëveshje të dëmshme në mes të Kosovës dhe KFOR-it  dhe  për interesin e qytetarëve e ka dërguar në prokuori. /Insajderi.com