Çitaku me sqarim për urdhrin ekzekutiv të SHBA-së, tregon pse nuk përmendet marrëveshja e Ahtisaarit

Çitaku me sqarim për urdhrin ekzekutiv të SHBA-së, tregon pse nuk përmendet marrëveshja e Ahtisaarit

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, tha të mërkurën se urdhri ekzekutiv i lëshuar nga Shtëpia e Bardhë për Ballkanin Perëndimor është në fuqi që nga viti 2001, përcjell Insajderi.

Ajo njoftoi se urdhri si i tillë është nënshkruar nga ish-presidenti George Bush.

“Presidenti Biden vetëm e ka ripërtërirë atë, duke i shtuar marrëveshjen e Prespas dhe duke përfshirë edhe Shqipërinë (ndonëse urdhri i adresohet Ballkanit Perëndimor, ai i vitit 2001 nuk e përmend Shqipërinë në mënyrë eksplicite)”, shkroi Çitaku në profilin e saj në Facebook.

Ndërsa, sipas saj, arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e Presidentit Ahtisari “është se një formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve serbë hyrjen në SHBA”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim që të pezullojë hyrjen e personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, transmeton Insajderi.

Në urdhrin ekzekutiv të shpallur nga Shtëpia e Bardhë thuhet se presidenti Joe Biden ka zgjedhuar fushën e emergjencës kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001./Insajderi.com