sulmit fizik që iu" />

Çitaku pas sulmit ndaj gazetarit Syla: Turp dhe e papranueshme (VIDEO)

Çitaku pas sulmit ndaj gazetarit Syla: Turp dhe e papranueshme (VIDEO)

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas sulmit fizik që iu bë të martën gazetarit kosovar, Valon Syla, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, ajo është shprehur se një veprim i tillë është i turpshëm dhe i papraneushëm.

“Turp. Me Valonin mundesh me u pajtu, ose jo. Por me e sulmu per mendimin e tij eshte e papranueshme”, ka shkruar Çitaku.

Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht të martën në lagjen “Pejton” në Prishtinë. Rastin për Insajderi e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët njoftuan se kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë bërë të ditur nëse kanë arrestuar ndonjë të dyshuar./Insajderi.com