Çitaku për deklaratën e BE-së lidhur me hapjen e ambasadës në Jerusalem: Hipokrizia ka emër

Çitaku për deklaratën e BE-së lidhur me hapjen e ambasadës në Jerusalem: Hipokrizia ka emër

Ambasadorja në detyrë e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar nga Bashkimit Evropian për deklaratën e tyre që abasadat e vendeve të BE-së të vendosen në Tel Aviv, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Çtaku thotë se është hipokrizi ajo çfarë kërkon Brukseli, duke pyetur se a nuk është BE “neutral” karshi statusit të Kosovës.

“Hipokrizia ka emër.  Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia.  Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE. Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE.  Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mire”, tha ajo.

BE ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit si dhe paralajmërimit të Kosovës për ta hapur ambasadën në Jerusalem.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë që qëndrimi i tyre është që ambasadat e vendeve të BE-së të vendosen në Tel Aviv.

“Pozicioni i BE-së për vendosjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë, pra në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së si dhe delegacionin e BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv”, tha ai për kallxo.com. /Insajderi.com