Çitaku: Po të mos kishte UÇK nuk do të kishte as FSK

Çitaku: Po të mos kishte UÇK nuk do të kishte as FSK

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë trashëgimi e Ushtrisë Çlirimtare, njofton Insajderi.

Këtë reagim Çitaku e ka bërë përmes një postimi në Facebook, e cila iu është bashkëngjitur reagimeve kundër presidentes Vjosa Osmani, e cila po akuzohet se nuk e përmendi UÇK-në në një postim dedikuar përvjetorit të Koshares.

“Po të mos kishte UÇK nuk do të kishte as FSK”, ka shkruar Çitaku./Insajderi.com