Ambasadorja e Kosovës në Shtetet Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka publikuar një mesazh kërcënues që ka pranuar nga një qytetar, njofton Insajderi.
Çitaku ka publikuar emrin dhe mbiemrin e personit i cili e ka kërcënuar, ndërsa ka paralajëmruar se të gjitha mesazhet si ky do t’i raportoj në polici.
“Asnjëherë nuk e kam pa të nevojës as t’i raportoj e as t’i publikoj mesazhet si ky më poshtë. Dorën në zemër, kur i kam parë të tjerët duke i publikuar e raportuar, më është dukur, ndoshta edhe pa të drejtë, si një nevojë për protagonizëm e viktimizim”.
“Sot vendosa me e ndryshu kursin. Çdo mesazh si ky më poshtë do ta raportoj në polici. Në facebook nuk ju lodhi. P.S Nuk po ndihem e ofendume”, ka shkruar ndër të tjera ajo në llogarinë e saj në Facebook./Insajderi.com