Çitaku reagon ndaj Grenellit, pasi uroi serbët për Vidovdanin: Nuk ishte beteja e tyre

Çitaku reagon ndaj Grenellit, pasi uroi serbët për Vidovdanin: Nuk ishte beteja e tyre

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj ish-përfaqësuesit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ua uroi serbëve Vidovdanin në Betejën e Kosovës, ku luftuan popujt e Ballkanit kundër Perandorisë Osmane.

Çitaku me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, ka sqaruar se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria e Ballkanit kundër Perandorisë Osmane.

“Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman”, ka deklaruar ajo.

“Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”, tha tutje ajo.

Ndërkaq Grenell përvjetorin e Betejës së Kosovës ia uroi serbëve, duke thënë se “sot përkujtohen martirët e ‘shenjtë serbë’ dhe Shën Princ Lazari”.

“Sot ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi. Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”, deklaroi Grenell në ‘Twitter’. /Insajderi.com