Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, është shprehur e pikëlluar pas vdekjes së humoristit Rasim Thaçi-Cima, njofton Insajderi.
Ajo ka thënë se Cima ishte një nga figurat më markante të artit skenik në Kosovë.
“Na paska lanë Cima, një nga figurat më markante të artit skenik në #Kosovë. Kemi me të kujtu përjetë mes buzëqeshjes dhe lotëve, me mallë e krenari. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Çitaku.
Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot në moshën 71 vjeçare nga COVID-19 në Mjekim Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /Insajderi.com