Çitaku reagon pasi Gjykata serbe i dha të drejtë Vulinit për fyerjet ndaj shqiptarëve

Çitaku reagon pasi Gjykata serbe i dha të drejtë Vulinit për fyerjet ndaj shqiptarëve

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin e Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin, për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, njofton Insajderi.

Çitaku ka thënë se me këtë vendim, Gjykatat në Serbi kanë vulosur racizmin ndaj shqiptarëve.

“Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve. E papranueshme, por jo befasuese. Kjo nuk është dhe nuk duhet të mbetet vetëm betejë e shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndërkohë, deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, të hënën tha se me këtë vendim është institucionalizuar fyerja ndaj shqiptarëve.

“Duke e cilësuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar si të pabazuar, Gjykata i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti”, kishte thënë Kamberi./Insajderi.com