Çitaku: Rrotacioni demokratik i pushteteve nuk mund të krahasohet me ngjarjet historike

Çitaku: Rrotacioni demokratik i pushteteve nuk mund të krahasohet me ngjarjet historike

Ambasadorja në detyrë e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Citaku, deklaroi se “rrotacioni demokratik i pushtetit nuk mund të krahasohet me ngjarjet historike”

“Rrotacioni demokratik i pushteteve nuk është dhe nuk mund të barazohet as me luftën çlirimtare, as me rezistencën paqësore gjatë viteve të pushtimit, e as me pajtimin e gjaqeve”, ka shkruar ajo në Facebook.

Citaku shtoi se asnjëherë rezultati zgjedhor nuk është kontestuar nga askush.

“Në Kosovë, që nga viti 2000 ka pasur ndërrim të pushteteve. Gjithmonë përmes votës së lirë dhe në mënyrë demokratike. Asnjëherë rezultati nuk është kontestuar nga askush”. /Insajderi.com

 

Rrotacioni demokratik i pushteteve nuk është dhe nuk mund të barazohet as me luftën çlirimtare, as me rezistencën…

Posted by Vlora Citaku on Wednesday, 10 February 2021